|
Alma Zekollari (e lindur në Pogradec të Shqipërisë, më 1 dhjetor 1973), mbaroi studimet më 1996, në Universitetin ''Aleksandër Xhuvani'' në Elbasan, dega Gjuhë dhe Lerësi Shqipe, ku mbroi temën e diplomës: ''Tipare të prozës së Kutelit në këndvështrim stilistik''.
• Menjëherë mbas mbarimit të studimeve punoi për dy vjet si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën tetëvjeçare "Qemal Bazelli" në Çërravë të Pogradecit. Ndaloi punësimin aty për shkak të emigrimit në Greqi.
• Punoi rreth dy vjet në qendrat arsimore ΙΕΚ ΞΗΝΗ në Athinë, si mësuese e gjuhës shqipe, për mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj për qytetarët grekë.
• Nga viti 2011 deri më 2013 bashkëpunoi me Ministrinë e Arsimit në Greqi, në programin pilot ''Arsimi dhe mësimi në jetë, arsim për të hujat dhe fëmijët e emigrantëve'', nën drejtimin e Universitetit ''Aristoteli'' në Selanik, në degën ''Përforcimi i Gjuhës Amtare'', për përpilimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe aplikimin e këtij materiali në mësimdhënie. Në kuadër të këtij programi në vitin 2012 mori pjesë në koferencën me temë ''Shkolla greke dhe Interkulturalizmi: dinamika dhe përfitimet për nxënësit dhe mësuesit'', e organizuar nga drejtuesit e këtij programi ku mbajti kumtesëm me titull ''Hartimi dhe zbatimi i materialeve glossodidaktike për mësimin e shqipes''
• Në vitin shkollor 2015-2016 bashkëpunoi me qendrën hulumtuese Ε.Ε.Σ.ΝΑ.Ε (Ελληνική Επιτροπή Σπουδών Νοτιοανατολικής Ευρώπης) për mësimdhëmien e gjuhës shqipe (niveli II)
• Nga viti 2011 e deri më sot, bashkëpunon me qendrën kulturore shqiptare ''Porta'' në Kukaqi, Athinë për mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët me prindër Shqiptarë.
• Herë pas here jep mësime(kurse) të gjuhës shqipe në mënyrë të pavarur për qytetarë grekë.
Është anëtare e këshillit drejtues të Lidhjes së mësuesëve shqiptarë në Greqi që në vitin 2012, aktualisht në postin e nënkryetares.
Në vitin 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018 mori pjesë në programet didaktike të drejtuara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimdhënien e gjuhës shqipe në emigracion.
• Në maj-korrik të vitit 2011 ka ndjekur seminarin ''Metodika dhe teknika e shkrimit të një skenari, në IEK DHOMI, Athinë.
• 2011-2014 studioi për regjizurë filmi, ''Film and TV Studies'' në New York College, në Athinë.
• Gjatë studimeve në Athinë, si dhe më vonë, ka bashkëpunuar në filmat me metrazh të shkurtër:
''Second to the Right'' - prod...
|